Tre persona janë arrestuar në Elbasan si pasojë e një konflikti të ndodhur në fshatin Bradashesh.
Policia sqaron se njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri një shtetas tjetër.
“Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi në flagrancë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarrit shtetasin F.C. Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë . Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale moskallëzim i krimit”,thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje” në ngarkim të shtetasit S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/