Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Pranga dy punonjësve në Rinas, ja sasia e parave që vodhën nga valixhet e pasagjerëve

20/05/2019
DETAJE/Pranga dy punonjësve në Rinas, ja sasia e parave që vodhën nga valixhet e pasagjerëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, të dyshuar për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë.

Po kështu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma e eurove të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri të një linje ajrore, e cila i  kalonte 4800 euro.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të Planit të masave “Për shtimin e masave të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, si dhe nisur
edhe nga disa kallëzime dhe ankesa të administruar nga ana e Policisë Kufitare Rinas për vjedhje të pasurisë në bagazhe të udhëtarëve të linjave ajrore, Policia Kufitare e Rinasit ka organizuar punën për goditjen e personave që kryenin këtë veprimtari kriminale.

Në bazë të informacioneve të marra në rrrugë operative se disa nga punonjësit e sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas, dyshohet se kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor “BAGAZHI I FUNDIT”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D.M., 22 vjeç, banues në Tiranë; E.RR., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.
Si dhe janë proceduar penalisht edhe shtetasit A.E., 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H., 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.

Më datë 17.05.2019, shtetasi H.E. ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur shtetasit H.E nga bagazhet.

Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit e mësipërm në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:
Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J., më datë 15.04.2019;

Vjedhjes së një varëseje ari të shtetases A.Z. më datë 24.04.2019;

Vjedhjes së një varëseje ari të shtetases D.H., më datë 13.05.2019;

Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K., më datë 10.03.2019.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Tags: arrestkapetpararinas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.