Merkel: Mbështesim anëtarësimin e vendeve ballkanike, por duhet të përmbushin kriteret

Merkel: Mbështesim anëtarësimin e vendeve ballkanike, por duhet të përmbushin kriteret

79
0
Shares

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi nga Zagrebi i Kroacisë se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur të shtunën pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, Merkel tha se  pozita gjermane është e njohur.

“Në parim, ne mbështesim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por kriteret për aderim duhet të përmbushen”.

Ajo vuri në dukje se foli me Kryeministrin kroat për drejtimin strategjik të presidencës kroate të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2020.

Kur u pyet në lidhje me krizën e qeverisë austriake, Merkel tha se nuk mund të flasë për kancelarin austriak Sebastian Kurz, por shtoi se në BE ka rryma politike që duan të shkatërrojnë bashkimin.

Kancelarja gjermane mbërriti në Zagreb të shtunën për tubimin e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Kroaci të cilat janë planifikuar më 26 maj.

Ky është tubimi i parë jashtë Gjermanisë që Merkel merr pjesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY