Çështja Becchetti/ Vasili: Rama të shkarkohet dhe të dalë para drejtësisë

Çështja Becchetti/ Vasili: Rama të shkarkohet dhe të dalë para drejtësisë

206
0
Shares

“Kryeministri duhej të shkarkohej dhe të ishte përpara drejtesisë për humbjen e 140 milionë eurove”.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Washington, e cila i dha të drejtë biznesmenit italian Francesco Becchetti përballë shtetit shqiptar.

Postimi i Petrit Vasilit:

Kryeministri duhej te shkarkohej dhe te ishte perpara drejtesise per humbjen e140 milion eurove.

Ka 3 ditë që kryeministri hesht dhe ka mbyllur gojën përpara skandalit më të pa parë në historinë e Shqipërisë të 140 milionë eurove, të cilat qeveria i ka humbur në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit me një biznesmen italian, biznesmeni Becchetti, duke e ekspozuar Shqipërinë përpara një katastrofe financiare, e cila duke akumuluar dhe një borxh të një gjyqi tjetër shkojnë të gjitha së bashku 200 milionë euro qe bien mbi shqiptaret për shkakun e një njeriu që quhet Edi Rama.

Çfarë do të thoshin këto qindra milionë euro?

As më shumë dhe as më pak, ato do të thoshin

20 vjet subvencione për mijëra fermerë në bujqësi,

do të thoshin aplikim te menjëhershem dhe pa asnjë kufizim të statusit të minatorit,

do të thoshin që të gjithë naftëtarët që sorollaten për statusin e tyre ta merrnin në mënyrë të menjëhershme.

do të thoshin që të gjithë studentët shqiptar nuk do të kishin nevojë të protestonin për tarifat, po për më shumë se 15 vjet do ti kishin të gjitha tarifat të paguara dhe shkolla dot të ishte pa pagesë, ashtu si duhet të ishte në një vend të varfër, ku studentët duhet të paguajnë lekun e fundit të djersës dhe gjakut të prindërve të tyre, ndërsa këta vjedhin 200 milionë euro për interesat e atyre oligarkëve të oborrit.

do të thoshin që ilaçet e mijëra pensionistëve, të cilët nga xhepat e fëmijëve të tyre dhe nga pensioni i tyre i varfër grumbullojnë për të siguruar mbijetesën e tyre shëndetësorë, ndërkohë që mund tu ofroheshin fare mirë gratis me gjithë këto qindra milionë euro te humbura per faj te kryeministrit e qeverise.

Do të thoshin që nuk do të kishte më shkollë në Shqipëri pa ngrohje dhe nuk do të ishin fëmijët shqiptare qe duke u dridhur të përpiqeshin të merrnin dije apo të ndërtoheshin dhjetra e dhjetra shkolla, pa pasur nevojë që fëmijët shqiptar të mësojnë me dy turne edhe të sakrifikohen në kushte çnjerëzore.

do të thoshin që do të kishim me këto para pa frikë 2 qendra spitalore të reja akoma më moderne se qendra spitalore “Nënë Tereza”. Dhe do të thoshin që shërbimi shëndetësor do të kishte një frymëmarrje të jashtëzakonshme dhe shumë të qetë për shëndetin e njerëzve.

Njëherazi, jam i detyruar tu them qytetareve se është shumë e rëndësishme ta dine,që përpara na presin ditë akoma më të zeza.

Kam informuar qytetarët se si e kam informuar me shkrim dhe zyrtarisht kryeministrin,që në vitin 2017 që një katastrofë me qindra milion euro që shkojnë deri në 2 miliard euro po i kërcënonin Shqipërisë nga prishjet e njëanshme te kontratave për interes të kryeministrit dhe të oligarkëve perqark tij.

Brenda një kohe shumë të shkurtër 200 milion euro dënim i kanë ardhur Shqipërisë pa llogaritur edhe 80 milione dollare te humbura me pare.

Pra, në këtë rast prokuroria shqiptare po ngarkon veten në mënyrë shumë të rëndë duke heshtur perpara ketij krimi shteteror.

Çështja penale dhe shkarkimi i kryeministrit dhe ministrave, drejtorëve dhe përgjegjësve të tij, duhet të kishte filluar me kohe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY