Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vetingu, vendoset që deputetët do t’i nënshtrohen testit të drogës

18/05/2019
Vetingu, vendoset që deputetët do t’i nënshtrohen testit të drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetët e përjashtuar të VMRO DPMNE-së përmes grupit të tyre parlamentar kërkojnë testimin e deputetëve për përdorim të drogës.

Ata njoftuan se do të ngrenë nismë të hënën në parlament, që të krijohen kushte dhe ekip mjekësor, që do ti analizojë 120 deputetët nëse përdorin narkotikë.

“Propozojmë edhe politikanët të tjerë, funksionarë të tanishëm dhe të mëparshëm, nëpunës administrativë, gjyqtarë, prokurorë, kryetarë të komunave dhe këshilltarë, që të na bashkohen në qëllimin për t’u dhënë qytetarëve tanë një shembull të mirë në luftën kundër përdorimit të narkotikëve. Ne inkurajojmë të gjithë kryerësit e funksioneve publike ta bëjnë të njëjtën gjë vullnetarisht” thonë nga Grupi parlamentar i përjashtuar nga VMRO-DPMNE.

Propozimi i testimit të deputetëve është i pranueshëm edhe për partitë e mëdha politike. Nga VMRO-DPMNE thonë se pas skandalit me Pavel Bogoevskin, testimi i konsumit të narkotikëve ishte imponuar si një domosdoshmëri. Për ta është e papranueshme siç thonë, një deputet që ka dyshime serioze, se përdor substanca psikotrope, të jetë pjesë e një numri të Komisioneve parlamentare, që ofrojnë qasje në dokumentet e sigurisë.

“Jo vetëm që deputetët duhet të testohen në këtë mënyrë, por duhet të kontrollohen ata deputetë që posedojnë, dhe ka më shumë deputetë që edhe nëse nuk janë anëtarë të Komisionit, kanë të drejtën për të marrë certifikatë sigurie, për sekretet shtetërore, sekretet e sigurisë dhe shumë dokumente të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë” deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.

Iniciativa u mbështet edhe nga LSDM-ja në pushtet.

“Kjo nismë duhet të shqyrtohet nga Kryetari i Kuvendit dhe të vendosë sipas autorizimeve. Për ne është e pranueshme”, deklaroi Jagoda Shahpaska, deputete e LSDM-së.

Nga kabineti i Talat Xhaferit nuk i komentojnë deklaratat e grupeve parlamentare. Ata thonë se kur të arrijë një nismë konkrete, Kryetari i Kuvendit do ta shqyrtojë atë, do të prononcohet për të dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat e Kushtetutës, Rregullores së punës dhe Ligjin për deputetët.

Një nismë e tillë u iniciua pas bisedës së publikuar të deputetit Pavle Bogoevski, në të cilën ai porosit ti paketohet një substancë e ndaluar.

Ai e konfirmoi origjinalitetin, duke thënë se po negocionte blerjen e vajit të kanabisit dhe jo kokainë, siç thuhet në regjistrim.

Përndryshe, prokuroria do të kontrollojë nëse ka elemente të një vepre penale për regjistrimin e deputetit Bogoevski.

Do të presin njoftim nga Ministria e Brendshme për të vepruar sipas denoncimit të deputetit, për siç thotë regjistrim të paautorizuar të bisedës.

Ministria do ta hetojë regjistrimin në të cilën diskutohet për blerjen e narkotikëve dhe do të përcaktojë nëse ka një vepër penale.

Sapo policia të përcaktojë identitetin e profilit prej ku është publikuar regjistrimi, ata duhet ta informojnë prokurorinë për ndjekje penale.

Tags: drogeMaqedoniaTestVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.