Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-deputetja nxjerr arsyet: Pse kjo mazhorancë po e bjerr Shqipërinë nga shqiptarët

17/05/2019
“Koorporata e Investimeve”, Tabaku zbërthen ligjin: Kjo e bën Ramën pronar të çdo pasurie publike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku përmes një statusi në “Facebook” ka folur për atë që Shqipërisë po i ndodh nën udhëheqjen e mazhorancës.

Ajo shprehet se kjo maxhorancë po e bjerr Shqipërinë nga shqiptarët. Tabaku tha se Shqipëria renditet e para në rajon dhe e treta në botë për numrin e azilkërkuesve.

“Gjendja e rënduar ekonomike, gjendja e rënduar e qeverisë së korruptuar, përqëndrimi i çdo pushteti ekonomik në duart e oligarkëve si dhe atij politik në duart e një mazhorance të korruptuar, ka zhbërë në themel mobilitetin shoqëror dhe mundësinë për të jetuar në Shqipëri.” shkruan Tabaku.

Statusi i Jorida Tabakut:

Kjo mazhorancë po e bjerr Shqipërinë nga shqiptarët.

Shqipëria e para në rajon dhe e treta në botë për numrin e azilkërkuesve!

Sa më e zhurmshme bëhet propaganda e qeverisë aq mëshumë shqiptarët largohen nga gjoja parajsa e rilindjes qëshfaqet në ekranet e televizive apo median personale të kryeministrit. Të dhënat e institucioneve ndërkombëtare raportojnë se Shqipëria është vendi i parë në rajon sa i takon azilkërkuesve.

Nga janari i këtij viti deri në mars janë 6267 shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE ndërkohë që rastet e mbajtura në shqyrtim i kalojnë 10 mijë kërkesave për azil. Sipas statisitkave shqiptarët përbëjnë 4% të totalit prej 55 mijë azilkërkues për marsin 2019.

Kjo plagë e thellë dhe e dëmshme për shoqërinë tonë dhe për të ardhmen e vendit vazhdon të dëmtojë popullatën e vendit duke e bjerrur atë përditë e më shumë. Janë 43 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil nga viti 2017 deri në 2018 ndërsa numrat në rritje për vitin 2019 na rendisin si vendi me më shumë azilkërkues pas Irakut, Iranit dhe vendeve të tjera që janë në konflikt.

Janë këto shifra që nuk blihen dhe as nuk paguhen nga opozita që ofrojnë panormaën më dramatike të Shqipërisë sonë. Një vend që lëngon dhe tkurret përditë e më shumë nga largimi i shqiptarëve sepse nuk shohin shpresë. Gjendja e rënduar ekonomike, gjendja e rënduar e qeverisë së korruptuar, përqëndrimi i çdo pushteti ekonomik në duart e oligarkëve si dhe atij politik në duart e një mazhorance të korruptuar, ka zhbërë në themel mobilitetin shoqëror dhe mundësinë për të jetuar në Shqipëri.

Beteja e Partisë Demokratike është kthimi i besimit tek secili prej nesh. Çlirimi i ekonomisë nga kthetrat e oligarkëve që kanë mbytur ekonominë e tregut duke e centralizuar. Çlrimin e politikës nga inkriminimi dhe betejë e pakompromistë ndaj korrupsionit dhe krimit. Unë e di që duhet të merren vendime të rëndësishme, e di që nuk do të jetë e lehtë për te rikthyer shpresën, por zgjidhje tjetër nuk ka! Ose ta ndërtojmë këtu Europën tonë, ose ta lëmë Shqipërinë të degradojë në një rrugë pa kthim! Shqiptarët do të zgjedhin të parën!

Tags: azil kerkuesejorida tabakuPDreagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

25/05/2026
GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

“TV kombëtare: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës televizive në raport me opozitën”

25/05/2026
Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

Kreu i KPP-së, Kreshnik Tërnova, qëndron 2 orë në SPAK për aferën “AKSHI”

25/05/2026
GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.