Manjani- Ramës: Meseletë me fall e me fallxhorë tua tregojë plakave të...

Manjani- Ramës: Meseletë me fall e me fallxhorë tua tregojë plakave të Surrelit

124
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi më herët se shkrimin në gazetën gjermane, e kishte bërë ish-ministri.

Manjani i shkruan Ramës se është problem i tij nëse nuk i gëlltit dot të vërtetat.

“Mora vesh që Kryeministri, në Opinion paska thënë që shkrimin në Bild e kam bërë unë.

Jam i shtrënguar të deklaroj se ky pohim publik i Kryeministrit është i gënjeshtërt.

Ashiqare madje!Nuk e di nga buron nevoja për të gënjyer, nga mllefi që ka me mua, nga përmbajtja e atij shkrimi apo nuk di më të lexojë?!

Po fundja ç’rëndësi ka arsyeja përse gënjen.

Fakt është që ai artikull është shkruar nga Peter Tiede dhe jo nga unë.Fakt është që unë jam cituar për deklarime të hershme të miat në atë shkrim vetëm me tre fjali.

Nëse ato tre fjali janë ende të pagëlltitshme nga Kryeministri, ky është problem i Tij, jo imi.

Mjerim i madh duket, kur Kryeministri lë çdo punë e shpik skenare me shkrime gazetash.

Sidoqoftë, prap po pyes: pse Bild zgjodhi të më citojë mua dhe jo Kryeministrin bie fjala?

Ai flet më shumë se unë…Dhe me në fund, meseletë me fall e me fallxhorë tua tregojë plakave të Surrelit, në ja pranofshin edhe ata, jo mua! Mendimi dhe fjala ime janë të miat, si gjithmonë”,-shkruan Manjani në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY