Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet në UT/ Studentët: Votim farsë, zgjedhjen e bën ministrja Shahini

16/05/2019
EMRAT/ Dy kandidatë për dekanë dhe 7 për shefa departamenti te Filologjiku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studentë të 7 fakultete të Universitetit të Tiranës votuan sot për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në bordin drejtues të këtij universiteti.

Studentët kanë votuar për tre kandidatë në garë, aktorin Florian Binaj, psikologen Denada Toçe, si edhe pedagogun Llesh Lleshaj.

Report Tv ishte i pranishëm sot në disa prej fakulteteve të UT, ku disa studentë u shprehën skeptikë në lidhje me vërtetësinë e votimit, pasi siç dihet në fund kandidatura përzgjidhet nga ministrja Besa Shahini.

Por kishte edhe prej atyre studentëve të cilët kishin besim në zgjedhjen e ministres.

“Për sa kohë na u dha mundësia të votojmë në mënyrë të lirë, ministria e arsimit do shohë vendimmarrjen tonë. Duke marrë parasysh zgjedhjen që kemi bërë”, shprehen disa studentë për Report TV.

Në lidhje me këto zgjedhje ka folur edhe kryetari i komisionit të zgjedhjeve në fakultetin Ekonomik Alban Korbi, i cili tha se kandidatët kishin gjetur një dakortësi që ti hapnin rrugën fituesit, pasi ata që do të merrnin më pak vota do të tërhiqeshin vullnetarisht nga gara.

“Janë tre kandidatë gjithsej. Siç dihet ministria ka të drejtë të vendosë, nga tre kandidatët. Por në këtë rast ky problem nuk ekziston, pasi në takimet që janë zhvilluar publikisht, kandidatët kanë deklaruar që dy të tjerët, do të tërhiqen duke ia lënë vendin kandidatit më të votuar”, deklaron Korbi.

Deri tani janë zgjedhur dy anëtarë të Bordit që do të përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit. Bëhet fjalë për Enida Bazhanin dhe Laureta Omerin.

Anëtari i tretë që do të përfaqësojë studentët do të jetë personi që do të shpallet fitues nga zgjedhjet e zhvilluara sot, të cilat nisën në orën 08:00 dhe përfunduar në orën 16:00.

Tags: Universitetzgjedhje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.