Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Edi Rama reflekto”, Ndoka mesazh të qartë: O shoku nuk ta kam me të futur…

14/05/2019
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka i ka dërguar një mesazh të gjatë kryeministrit Edi Rama.

Teksa i kërkon ta lexojë disa herë, Nard Ndoka i tregon sesi duhet të veprojë në vijim.

Për të, Kryeministri duhet të reflektojë sa është në kohë.

Postimi i Nard Ndokës

Rama me bythë në tepsi.

I paralizuar në qeverisje, ide, reflektim, përgjegjësi.
I ndrydhur në logjikë, ndjeshmëri e shëndet mendor, kjo është grafia politike e Ramës sot.

Situatë dramatike, e rënduar, pa dritë, pa shpresë, kaotike, gaz helmues, bomba, kapsolla, molotov, këto ka prodhuar Edi Rama me keq qeverisjen dhe arrogancën e tij.

Çfarë po kërkon Opozita e bashkuar dhe qytetarët sot?
Zgjedhje të parakohshme, qeveri kujdestare, kërkesa minimaliste.
Je kapur me “presh në dorë” more shoku, duke vjedhur zgjedhjet dhe taksat e shqiptarëve.

Një burrë shteti jep dorëheqjen në të tilla skandale, kërkon të hetohet dhe i hap rrugë drejtësisë dhe vendit.

Ndërsa ti ke humbur vetëdijën si kryeministër, si politikan, si qytetar, si prind. Je ulur me bythë në tepsinë e pushtetit. Aty han, aty pin, aty dhjet, aty qeveris, aty urdhëron, aty shtrihesh, aty po gjen “paqe” dhe mburoje…

Reflekto Edi Rama! I ke bllokuar rrugën europiane popullit tënd, i ke humbur shpresat popullit tënd, i ke zhytur në varfëri e mjerim qytetarët e këtij vendi.
Kur do ikësh ore burrë?
Se kupton se do të tërheqin zvarrë megjithë tepsi dhe do të hedhin në Lanë!
Shqiptarëve ju është ngritur, o KM, po të kërkojnë, në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo institucion. Më mirë ik, largoju! Merre tepsinë, mbaje si mburojë nga prapa, ditë të këqija po vijnë për ty.

Ku do shkosh nesër kur të dalësh nga Lana more burrë, ku do pleqërosh?
Ti ke bërë aq shumë armiq në këtë vend dhe po vazhdon akoma.

Në Vuno nuk të qas Kokëdhima, në Tiranë nuk të hap rrugë Ver Llapa, në Beograd nuk të lë Agron Duka, në Greqi të pengon Vangjel Dule, në Maqedoni nuk lë vend për ty Dashamir Shehi, në SHBA të pengon Demalia, në Kosovë të mbyt Buzhala.
Ku do pleqërosh o burrë, o burrë, leri pak vend vetes, mendo edhe për nesër.

Një vendim pozitiv sot, jep shpresë për nesër, për ty dhe për vendin.
Mendohu more shoku, ke edhe pak ditë kohë.

Ah, se harrova të them; harroje 30 qershorin.
E shikon Bashën?!
Në shi, në ballë me qytetarët, me shokë shumë, i vendosur, konseguent, i qartë…
Mos e prit kot, nuk të takon, më dëgjo mua!

Më vjen keq, më shumë se kaq nuk mund të ndihmoj! Mos thuaj nesër, si nuk më tha njeri, se ku isha futur?!

Ok shoku, lexoje dy-tre herë, se nuk ta kam me të futur…😉

Tags: aleatiBashakritikanard ndokaRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.