Protesta e opozitës, Manjani: E dhunshme? Cilido që e pranon këtë llogjikë,...

Protesta e opozitës, Manjani: E dhunshme? Cilido që e pranon këtë llogjikë, turp të ketë!

102
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës. Ai është shprehur se është turp për qeverinë që e cilëson protestën e opozitës të dhunshme.

“Turp e çfarë turpi biles!Cilido që e pranon këtë llogjikë, turp të ketë!”, shprehet Ylli Manjani.

Opozita zhvilloi mbrëmjen e djeshme protestën e pestë kombëtare, e cila rezultoi në një marshim rreth e përqark 5 institucioneve.

Reagimi i plotë:

Epo edhe kjo llogjikë nuk ka ndenjëse ku të rrijë. Qeveria të rrëmben pronën, të shkatërron shtëpinë, të shkalafat familjen, arreston e burgos pa ligj e pa proçes të rregullt.

Më tej akoma të vjedh zgjedhjet, të shkatërron parlamentin, të shet kufinjtë e shtetit e të kombit, të nxjerr nga fuqia Kushtetutën e vendit, të sundon por nuk të qeveris, të godet me policë e me gaz, nuk të lë të shprehësh atë që mendon. Dhe prap kjo nuk quhet dhunë.

Ndërsa, të protestosh kundër këtyre gjerave, qoftë edhe duke bojatisur apo pshurrur fasadën e kryeministrisë na qënka dhunë e shkuar dhunës. Turp e çfarë turpi biles!

Cilido që e pranon këtë llogjikë, turp të ketë! To whom it may concern:
Shame on you!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY