Rama hidhet në sulm, i kërkon Markut e Donika Prelës që protesta...

Rama hidhet në sulm, i kërkon Markut e Donika Prelës që protesta të hetohet nga Krimet e Rënda

107
0
Shares

Edi Rama u ka kërkuar Arta Markut dhe Donika Prelës që hetimet për dhunën e djeshme në polici t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Qëllimi pas kësaj lëvizje të Ramës është të frikësojë opozitën dhe protestuesit. Të mbi 50 të arrestuarit e dhjetëra të tjerët nën hetim, do të duhet të kalojnë në sitën e Krimeve të Rënda, Prokurori e cila heton veprat më të rënda penale, që nga vrasjet e deri tek aktet terroriste.

Kryeprokurorja Arta Marku dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela janë parë të futen në Kryeministri mëngjesin e sotëm.

Makina e Markut është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë. Fotot e makinës me targë AA747VA që i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit te së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.

Nga protesta dje numërohen rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues te ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu./Tpz.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY