Aktori Erion Isai do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës. Gjithçka është konfirmuar sot pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku u zyrtarizuan emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit.
Mund të thuhet se “surpriza” e kësaj liste është pikërisht Isai. I njohur për publikun si aktor, fillimisht në “Portokalli” e më pas në “TV Klan”, Erion Isai prej një viti mban edhe postin e Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Ai u emërua në këtë detyrë në maj të vitit 2018 me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Në të vërtetë, kjo gjë përflitej prej disa javësh në media. Vetë Erion Isai në një intervistë të pak ditëve më parë tha se gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në Kolonjë, ndaj kandidimin e shihte si mënyrë për të kontribuar për qytetin.
“Unë kam 30 vite jetë, nga të cilat 15 i kam kaluar në Kolonjë dhe 15 në kryeqytet. Marrëdhënien time me Kolonjën e kam parë gjithmonë si angazhim që do të thotë se atë çfarë kam pasur mundësi të bëj dhe ta jap e kam dhënë, do ta jap sa herë të më jepet mundësia dhe të kem mundësi”, tha Erion Isai para pak ditësh në një intervistë televizive.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/