“SKANDAL”, Fuga ngre alarmin: Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e akademisë...

“SKANDAL”, Fuga ngre alarmin: Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e akademisë të shkencave

96
0
Shares

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër pasi ministrja e Arsimit teksa njoftoi dërgimin në Kuvend të projektligjit për reformimin e Akademisë së Shkencave, ku deklaroi publikisht idenë e saj ‘për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.

Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, akademiku Fuga denoncon skandalin qe ministrja Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë duke e integruar në një të vetme me akademinë e shkencave të Maqedonisë, Malit të Zi.

Duke iu pergjigjur ministres Shahini, Fuga thekson prere: “Tani kuptoj se përse ndodh. Ju doni t’a zhbëni identitetin e veçantë të akademisë të shkencave të Shqipërisë! Por, komuniteti universitar, dhe unë si pjesë e profesoratit shqiptar nuk tutemi. Historia do e thotë fjalën e saj madje shumë shpejt!”

POSTIMI I FUGES 

Skandal : Ministria Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e akademisë të shkencave të Shqipërisë ! Lexojeni :

Deklarata e ministres Besa Shahini 

Përgëzoj nismën e deputetëve për ta çuar përpara reformën në Akademinë e Shkencave! Ka kaluar shumë kohë qëkur ka filluar debati për reformën dhe sot duhet të shohim frytet e saj!

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka facilituar procesin e hartimit të një projektligji të ri, i cili do të mundësojë modernizimin e Akademisë duke themeluar një grup pune me anëtarë të Akademisë.
Grupi i punës ka hartuar projektligjin reformues, të cilin duhej ta nisja për mendim në Këshill të Ministrave.

Por meqë debati mbi të nuk kishte shterruar dhe kishte ende zëra për ndryshime të mëtejshme, jam e lumtur që me nismën e deputetëve ky dokument shkon direkt në parlament, aty ku përplasen idetë e ndryshme me qëllim arritjen e një teksti të vetëm ligjor ku përfshihen elementët më të mirë!

Do të jem edhe unë pjesë e këtij debati ku do të paraqes idenë time për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.

——————-

Reagimi i Artan Fuges:

Pershendetje zonja Besa Shahini, unë mendoj që nuk ka vend fare për të qenë e lumtur kur është fjala për këtë dështim tuajin spektakolar dhe të ministrisë që drejtoni. Ju ishit ngarkuar të përgatisnit dhe të çonit bashkë me akademinë e shkencave projektligjin në qeveri dhe ju nuk e bëtë këtë gjë. Sepse ju nuk arritët dot t’a mbanit përgjegjësinë që ju takonte! Sepse me urdhër ua morën iniciativën që kishte arritur në fundin e saj. Ju nuk keni pasur as guximin që të publikoni rezultatet e konsultimit me komunitetin e universitarëve të vendit, as të bëni publike atë.

Ju nuk keni mundur as të realizoni integrimin e platformave alternative sipas porosisë që Ju kishte dhënë kryeministri Juaj! Ju as keni pranuar t’i dëgjoni zërat kundër asaj që akademia e pareformuar po paraqet me grupin e drejtuar nga Skender Gjinushi. Roli i ministrisë tuaj në këtë grup ka qenë zero! Ndërkohë që ishit zyrtarisht pjesë e tij si ministri. Ju madje keni refuzuar të takoni akademik që kanë dashur t’ju paraqesin shqetësimet e mëdha për censurën e vendosur në akademi për zërin alternativ.

Dhe tani, këtë pafuqi tuaj për paaftësinë tuaj, e paraqisni si lumturi që të tjerë bëjnë si duan me atë që u ishte ngarkuar juve si detyrë! Pranoni të jeni në një mbledhje komisioni ku akademia të jetë e pranishme me përfaqësuesin e grupit të saj të punës, kurse mendimi alternativ të përjashtohet. Kjo është lumturia juaj? Ju paskeni në plan të zhdukni akademinë e shkencave të Shqipërisë duke e integruar në një të vetme me akademinë e shkencave të Maqedonisë, Malit të Zi ? Sepse në të dy vendet akademikët shqiptarë atje kanë të drejtën e vendeve të tyre ? Këtë historia nuk do t’ua lejojë kurrë! As ne! Unë mendoj se e gjitha kjo është krejtësisht një dështim dhe vjen nga paaftësia juaj në këtë proces. Por, tani kuptoj se përse ndodh. Ju doni t’a zhbëni identitetin e veçantë të akademisë të shkencave të Shqipërisë! Por, komuniteti universitar, dhe unë si pjesë e profesoratit shqiptar nuk tutemi. Historia do e thotë fjalën e saj madje shumë shpejt! Ditë të mbarë Artan Fuga

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY