Lirimi i Klevis Balliut/ Reagon Basha: Polici politike, çdo veprim i saj...

Lirimi i Klevis Balliut/ Reagon Basha: Polici politike, çdo veprim i saj i paligjshëm

83
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur për vendimin e gjykatës që liroi nga arrestimi, ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu.

Në një videomesazh gjatë takimit në Gjirokastër, Basha ka deklaruar se Balliu dhe 4 banorët e Unazës së Re u arrestuan për shkak se mbrojtën qytetarët nga gazi djegës.

“Gjej rastin të ndaj me miqtë e mi për lirimin e Klevis Balliut dhe 4 të arrestuarve nga policia në mënyrë kriminale me urdhër politik me të vetmin faj, sepse mbrojtën qytetarët nga gazi djegës që iu hodhën në fytyrë nga dhuna policore. Sot Gjykata ka konstatuar se arrestimet janë bërë mbi bazën e kallëzimeve të rreme të policisë që është një fakt tjetër që tregon sesa politike është kjo polici, sa e paligjshme është çdo veprim i saj. Në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar një skenar provash fallco dhe deklarata fallcosh të policisë vetëm e vetëm për të zbatuar urdhrin politikë të Edi Ramës për të çuar në burg Klevis Balliun, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës të Qarkut të Korçës”, është shprehur Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY