Ushtarakja shqiptare Zarifa Hasanaj “është nisur” për në Shqipëri.
Kolegët e saj të bazës ushtarake të NATO, Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme e kanë përcjellë me me një ceremoni ushtarake lamtumire, me nderimin më të madh, arkivolin me trupin e efektives shqiptare.
Para pak minutash, në bazën ku Hasanaj kontribuoi dhe dha jetën, u organizua ceremonia në të cilën morën pjesë, efektivët nga 10 shtete të botës, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.
Në orën 12.45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.
Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/