Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pas përfshirjes në një aksident tragjik gjatë së cilit mësohet të ketë humbur jetën një fëmijë 3-vjeç.
Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar me iniciale A.H gjatë drejtimit të mjetit të tij tip “Benz” ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Menjëherë pas ngjarjes 48 vjeçari mësohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ishte në ndjekje të tij.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/