Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shprehet se prania e saj në Samitin e Brdo-Brijunit është një tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara.
Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.”-shkruan Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/