Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Tabelat greke në jug”, PDIU sqaron: Turp, u vunë edhe në zonat jo minoritare

08/05/2019
Saranda me tabela në greqisht, reagon PDIU: Të ndërhyjë qeveria dhe prokuroria, cënim i sovranitetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një reagim të fundit, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka kthyer përgjigje ndaj kritikëve dhe politikanëve të papërgjegjshëm sic ata i kanë cilësuar, lidhur me deklaratëne PDIU disa dite më parë për tabelat në gjuhën greke në jug të Shqipërisë.

Në deklaratën e saj kjo parti thotë që janë akuzuar pa të drejtë sikur po ‘nxisnin mungesën e bashkëjetesës” dhe se që kjo parti ka denoncuar një shkelje të ligjit.

PDIU shprehet se respekton komunitetin grek, por se tabelat në greqisht janë vendosur edhe në bashki të banuara kryesisht me shqiptarë.

Në deklaratën e PDIU thuhet se mirëkuptojnë tabelat në greqisht në Finiq e në Dropull, por s’mund të kuptohen tabela në gjuhën greke në zona të banuara me shqiptarë si Konispoli, Narta dhe Delvina.

Deklarata e plotë e PDIU:

Po shfrytëzojmë rastin për t’i dhënë përgjigje një gazete dhe politikanëve që sulmojnë deklaratën e PDIU-së për tabelat në jug të vendit. Si parti patriotike në një deklaratë kemi denoncuar faktin që tabelat ishin në gjuhën greke dhe pastaj në gjuhën shqipe dhe përtej dy zonave të njohura si minoritare, që në kohën e Mbretit Zog.

Ndërkohë u akuzuam nga politikanë të papërgjegjshëm dhe të blerë, se deklarata ishte e padrejtë dhe ne po nxisnim edhe mungesën e bashkëjetesës.

Sot po i adresohemi në emër të të gjithë shqiptarëve të Çamërisë. Nëse ka një komunitet që e di se ç’do të thotë të jesh i diskriminuar, por kurrë kokëulur, janë shqiptarët e Çamërisë. Kemi përjetuar gjenocidin, spastrimin etnik, vrasjet e fëmijëve, pleqve, burrave dhe grave, jo me armë në dorë, por me bukë në gojë në shtëpitë e tyre. Ne na shpërngulën me dhunë nga vatrat tona vetëm pse ishim shqiptarë.

Për të gjithë ata që e dinë, apo bëjnë sikur nuk e dinë, zonat minoritare të përcaktuara që në kohën e Mbretit Zog, janë Finiqi dhe Dropulli. Aty kanë gjithë të drejtën që të kenë tabela me dy gjuhë, por gjuha e parë në Shqipëri është gjuha shqipe, pastaj vijnë gjuhët e pakicave.

Asnjë s’mund të thotë sot që tabelat nuk ishin në kundërshtim me ligjin dhe pastaj me integritetin e dinjitetin e çdo shqiptari.

Çfarë donin këto tabela me dy gjuhë dhe në fillim me gjuhën greke në Konispol, në Nartë, në Delvinë, ku nuk janë zona minoritare? Nëse doni që të kuptoni se kush e nxit përçarjen, janë pikërisht akte të tilla në kundërshtim me ligjin, që ngjallin sensibilitete njerëzore e kombëtare.

Prandaj ne i bëmë thirrje qeverisë shqiptare që të mos heshtë dhe të mbyllte sytë. Mësuam që ARRSH dhe Policia ndërhynë. Ne për këtë akt në përputhje me ligjin sot i vlerësojmë, por dje nuk rrinim dot pa u thënë që duhet të bëni detyrën dhe ruani dinjitetin e çdo shqiptari.

Për ndonjërin nga këta politikanë që e ka merak Çamërinë dhe Shpëtim Idrizin, për sa i përket se kush jemi ne çamët në raport me të drejtat e njeriut, por edhe me të drejtat e minoritetit grek. Mos harroni që deputetët e PDIU-së bën të mundur që të realizohej reforma territoriale. Mos harroni që pa votat tona nuk do kishim Bashkinë e Finiqit dhe Bashkinë e Dropullit, të njohura që në vitin 1937. Po sigurisht që pa votat tona nuk do kishim as Bashkinë e Çamërisë, që është Bashkia e Konispolit, e që sot drejtohet nga një çam.

Nëse doni të shikoni se si shkojnë minoritarët dhe shqiptarët e Çamërisë, shkoni shikoni në Konispol, ku janë çdo ditë bashkë. Këta jemi ne.

Tags: grekepdiureagimtabelat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.