Mynyr Koni rikthehet në detyrë, cili është qëndrimi i tij për ministren...

Mynyr Koni rikthehet në detyrë, cili është qëndrimi i tij për ministren e Arsimit

214
0
Shares

Presidenti Ilir Meta refuzoi pezullimin e rektorit Mynyr Koni, duke kthyer prapsht vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Pas tre javë pezullimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyrë.

Në një intervistë për Ora, ai tha se vlerëson maksmialisht Presidentin Meta dhe nga ana tjetër Koni u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Koni gjithashtu vazhdon ta konsiderojë vendimin e ministres si një vendim politik.

Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të  tij shpjegues e vlerësoj maksimale. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kuy mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dge garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Ministrja nuk gjeti kohën për të më pritur, takuar ose përcjellë pretendimet e saj në lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana e saj. Presidenti e gjeti kohën, më dëgjoi dhe vlerësoi dhe i paraqita dhe informacione të tjera të dokumentuara për të shpjeguar pretendimet e ministres në lidhje me kërkesën e saj. 

Unë jam i hapur dhe vazhdimisht për bashkëpunim. Nuk cënon asgjë në marrëdhënien e mia me ministren e Arsimit apo çdo strukturë tjetër për tu zhvilluar Universiteti i Tiranës. Marr përsipër që në çdo moment të jem i gatshëm për të bashkëpunuar, për ta çuar më tutje për ta thelluar reformën e arsimit të lartë dhe për ta ngritur aty ku i duhet Universitetin e Tiranës, bashkë me kolegët e mi”,-është shprehur ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY