Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar për dekretin e Presidentit Meta për të mos lejuar shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës.
Përmes një postimi në Facebook Vokshi shprehet se vendimi i Presidentit është në mbrojtje të autonomisë universitare dhe lirisë akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.
POSTIMI I VOKSHIT:
Pershendes vendimin e #Presidentit për të mos lejuar shkarkimin e paligjshëm nga qeveria të #Rektorit Mynyr Koni.
Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të #autonomisë #universitare dhe #lirisë #akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.
Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja #Shahini nuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente.
Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një #Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile.
#PD është e përkushtuar ta garantojë autonominë universitare me një ligj të ri për arsimin e lartë, që do ta hartojmë së bashku me pedagogët e studentët./droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/