Kuptova që gruaja më tradhtonte kur…

Kuptova që gruaja më tradhtonte kur…

68
0
Shares

Një nga letrat e radhës e ardhur në redaksinë e “The Sun” në seksionin “Dead Diedre” është ajo e një burri që ka kuptuar se gruaja po e tradhton. Pas letrës së tij të detajuar vjen përgjigjja e Diedre-s me këshillat që i jep për situatën e tij.
LETRA
E dija me siguri se gruaja po më tradhtonte kur nuhata solucion tjetër të pas rrojes në jastëkun tim. Gruaja po më tradhton dhe jam i shkatërruar. Ajo më ishte betuar se asgjë nuk po ndodhte mes saj dhe një djali ku ajo punon por dukshëm ajo kishte bërë seks në krevatin tonë.
Unë jam 25-vjec dhe ajo është 24. Kemi qenë bashkë për katër vjet dhe nuk kemi akoma një fëmijë pasi kjo ka qenë zgjedhja jonë. Ajo nisi një punë të re para 3-muajsh dhe më kishte folur për atë tipin.
Ajo e ka pranuar se ata janë puthur vetëm një javë pasi nisi punën. Unë u shkatërrova i tëri. Ditën tjetër ajo më tha se nuk më donte më dhe kishim rënë dakort për një ndarje të përkohshme.Unë i kërkova të më premtonte një gjë: Të mos i fliste më këtij djali dhe ajo ra dakort.
Nuk mund ta pranoja faktin që ata të dy të ishin bashkë.
Edhe pse ju luta që ajo të rrinte me mua, ajo shkoi të banonte tek shtëpia e prindërve por më mohoi që ta kishte takuar djalin që unë dyshoj. Por ajo më gënjeu. Babai i saj më tha se e kishte ftuar atë tipin të takonte familjen e saj dhe kishin kaluar një natë aty.
Ai ishte 40-vjec.
Kur u konfrontova me të rreth cështjes në fjalë, ajo më tha se sa budallaqe kishte qenë që kishte menduar ta provonte lidhjen përsëri me mua. Ajo u kthye në shtëpi dhe gjërat po bëheshin më mirë por një natë telefoni i saj mori një mesazh dhe ajo nuk e dëgjoi.  E mora telefonin dhe dhe pashë një mesazh të saj që ja kishte dërguar atij duke I thënë që javën tjetër do të shkonte nga ai e të bënin seks gjithë ditën.U mundova të gjej se ku banonte aid he mora vesh se ai ishte i martuar. Gruaja e tij ishte aq e inatosur sa unë dhe i kishte pranuar se ata të dy kishin kohë që bënin seks, në makinë dhe nën krevat.
Më është thyer zemra.
Përgjigjja nga Diedre: Ideja e humbjes së gruas është e tmerrshme por ndjekja që po i bën ti situatës po të lëndon më shumë dhe duket e pafundme. Mos po të mban ty si numër rezervë kur gjërat nuk i shkojnë mirë me të dashurin e ri? Thuaji gruas se ky ngarkim i madh emocional nuk mund të vazhdojë më.
Nëse cdo gjë ka mbaruar, thuaji të të lerë të qetë që edhe ti të vazhdosh përpara. Nëse ajo vendos të rrijë me ty ajo duhet të bëjë një përpjekje reale dhe të të bindë ty që lidhja me të dashurin e ri ka marrë fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY