Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur në Librazhd.
Burime nga policia, konfirmojnë se personi i gjetur në rezervuarin e Librazhdit është një 55 vjeçar.
“Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, i cili është larguar nga banesa para 20 ditësh.Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohet shenja dhune”, njoftoi Policia.
Dyshohet se personi ka ditë që është mbytur, por sot ka dalë në sipërfaqen e ujit dhe është konstatuar nga turistët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Njoftimi i policise
Në liqenin e fshatit Fushë- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur.
Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Lala 55 vjeç, larguar nga banesa në fshatin Letëm para 20 ditësh.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Viktima është I.Lala nga fshati Letëm Njësia Administrative Lunik e Librazhdit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/