Aleatja e PD, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalimin elektrizues para simpatizantëve të LSI, në Konventën e partisë.
Gjate fjales se saj, Kryemadhi I është përgjigjur me ironi epiteteve që i ka vendosur kryeministri Rama.
“Edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e vendit të ndritur të begatë, pa Ramën kryeministër, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët”- ka thënë Kryemadhi.
Sipas saj, shqiptaret sot nuk i genjen më askush.
“Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde’. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë cdo dorë që tenton ta bëjë këtë”- u shpreh ajo.
Aktualisht, po zhvillohet në Tiranë Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë konventë janë ftuar të gjithë delegatët, përfaqësues politikë të LSI-së dhe simpatizantë të kësaj force politike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/