Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tre herë më larg standardit të BE-së, ISP: Politikanët në Shqipëri bëjnë “gazetarin”

03/05/2019
Tre herë më larg standardit të BE-së, ISP: Politikanët në Shqipëri bëjnë “gazetarin”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar këtë të premte të ditës Botërore të Lirisë së Shtypit një grafik që tregon “rezultatet” e Shqipërisë në raport me standardet e vendeve të BE-së.

Tabela tregon dhe ulje- ngritjet e lirisë së shtypit gjatë viteve të fundit.

Postimi:

Referuar raporteve ndërkombëtare, Shqipëria rezulton të ketë kuotën 4.25 nga mesatarja 1.5 e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pra të paktën 3 herë më larg në standarde.

“Dita e lirisë së medias. Shqipëria vijon të jetë një vend me sistem hibrid, dhe media është pjesë e dyfishtë e këtij sistemi: ushqyese e vlerave por edhe e defekteve të tij. Vitet e fundit mediat në Shqipëria kanë pësuar ndryshime të mëdha, sidomos në sasi dhe imazh: kemi disa qindra media të reja sociale, portale dhe së fundi edhe ERTV, – të vetmin kanal televiziv kryeministror në Europë; lideri i mazhorancës dhe i opozitës janë bërë edhe gazetarë, – filmojnë veten live duke bërë deklarata që më pas shpërndahen në të gjitha mediat; qytetari digjital vijon të jetë “gazetari” më me shumë lajme në ditë e javë, të gjithë ministrat e zyrtarët e lartë kriter vlerësimi të punës kanë numrin e like në FB dhe share në rrjetet sociale, 99% e pronarëve të medieve kanë edhe firma ndërtimi dhe janë ndërtues të dalluar në fshatra turistike e qendra qytetesh nga Velipoja në Sarandë, por në fund të ditës vetëm 30% e gazetarëve marrin rroga mujore të rregullta dhe gazeta më e madhe ma tirazh më të vogël sesa numri i policëve në Tiranë.

Tabela ilustron kurbën e lirisë së medias dhe pavarësisë së saj gjatë 25 viteve të fundit, – hartuar nga Freedom House, institucioni më i njohur në botë për vlerësime të tilla. Kurba flet vetë, – kemi kuotën 4.25 nga mesatarja 1.5 e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, – pra të paktën 3 herë më larg në standarde.

Po të pyesësh qeverinë ata bëjnë fajtor median, po të pyesësh opozitën ata bëjnë fajtor qeverinë, po të pyesësh median ata bëjnë fajtor politikanët, po të pyesësh qytetarët ata bëjnë fajtor të gjitha palët e tjera. Të gjithë kanë pak të drejtë dhe të gjithë janë njëherësh pak fajtorë, por me rëndësi, – Shqipëria nuk ka sot asgjë për të festuar. Për më tepër do të ishte më mirë, që së paku sot të mos kishte asnjë kronikë nga lajmet e gatshme propagandistike të politikës, ashtu edhe asnjë lajm nga lajmet e porositura të medias për politikanë apo gjoba & reklamë për biznesmenët dhe të tjerët. Një ditë pa lajme paradoksalisht është një ditë më e qetë në Shqipëri, por nuk duhet harruar në asnjë rast se një vend pa media të lirë e të pavarur është një shoqëri më pak e kulturuar, më pak e informuar, më pak funksionale dhe natyrisht edhe më pak demokratike” thuhet në përshkrimin e ISP në Facebook.

Tags: gazetaretmediapolitikane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.