Tiranë, prindi i dehur dhunoi pesë mësuese

Tiranë, prindi i dehur dhunoi pesë mësuese

154
0
Shares

Kjo është shkolla 9-vjeçare në Lundër te Tiranës, ku pak ditë më parë prindi i një fëmije në parashkollor, dhunoi 5 mësues. Mes arsimtareve të dhunuara ishte dhe drejtoresha e këtij institucioni, Alma Kaziu, e cila shprehet se kjo është një ngjarje tejet e rëndë për të gjithë stafin, por edhe komunitetin e zonës. Sipas saj, personi që ushtroi dhunë ndaj tyre, Bardhi Xixi ishte i dehur.

Veç fjalorit banal dhe tejet fyes ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj mësueseve.

“Më goditi me shuplakë në fytyre, por më qëlloi edhe me shqelm e tentoi edhe me karrige. Unë u përpoqa të largoj një mësuese shtatzënë, që ishte mësuese dezhurn.”

Ajo tregon se kjo ngjarje ka ndodhur në praninë e disa nxënësve, por edhe të djalit të dhunuesit.

Pesë mësueset kanë bërë denoncim në polici, por ato thonë se pasi është shoqëruar për disa orë, autori është lënë i lirë. Madje sipas tyre një ditë më parë ai është parë në lokalin pranë shkollës.

Drejtorja thotë se familjarët i kanë kërkuar që ta falë.

“Unë kam kontaktuar me të shoqen. Drejtpërdrejtë që tërhiqe denoncimin jo, por përderisa erdhën dhe më thanë ti mendoje vetë dhe vëre dorën në zemër, besoj se këtë kanë pasur si qëllim.”

Për këtë çështje ka reaguar sot edhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë! Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal.”

Por për Isa Halilin, drejtues i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Qarkun e Tiranës, reagimi i ministres është i vonuar.

“Mbështesim 5 mësuesit që janë dhunuar. Të gjithë arsimtarët janë nën presion. Reagimi i ministres është i vonuar Ministrja e Arsimit më shumë është marrë me mjekët e policët.”/tvklan

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY