Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali, shtohen ankesat për falsifikim të firmave në Partinë e Patozit

01/05/2019
Skandali, shtohen ankesat për falsifikim të firmave në Partinë e Patozit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas denoncimit të 5 qytetarëve para disa ditëve për falsifikimin e firmave nga partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit, në gjykatën e Tiranës vijojnë ankimimet. 6 qytetarë nga fshati Vil Bashtovë i rrethit të Kavajës kanë paraqitur ankimimet e tyre për falsifikimin e firmave.

Kështu u shpreh në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fabian Topollaj përfaqësuesi i Partisë Bindja Demokratike ku u vendos për regjistrimin në zgjedhje të kësaj force politike.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë e Topollajt, News24 ka siguruar të dhënat e sistemit TIMS për një prej personave që pretendon që i është falsifikuar firma, pikërisht Dritan Agushit. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Agushi ka qenë në Shqipëri për herë të fundit në datën 14 prill në orën 10:45 nga Qafa Thana dhe ka dalë po në të njëjtën datë në orën 19:45.

Por ankesat për falsifikim firme nga Bindja Demokratike vijojnë të shtohen përditë në gjykatën e Tiranës. Neës24 ka siguruar 6 ankesa të tjera të depozituara.

Të 6 ankimuesit janë nga fshati Vil Bashtovë i rrethit të Kavajës. Në listën e paraqitur nga Bindja Demokratike janë 20 qytetarë nga Vil Bashtova që rezultojnë që kanë firmosur. News24 ka verifikuar njërin prej tyre. Pikërisht Afrim Shelqin. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, afrim Qelqi ka qenë në Shqipëri për herë të fundit në 1 dhjetor të 2018 dhe është larguar pikërisht në orën 20:01.

Ndërkaq 6 ankimuesit e tjerë janë Barie Alliu, Ardjan Gjoni, Blerime Gjoni, Bukuroshe Gjoni, Astrit Gjoni dhe Gentian Gjoni. Në lidhje me akuzat për falsifikimin e firmave prokuroria ende nuk është shprehur nëse ka nisur një hetim apo jo.

Tashmë pritet që vendimin përfundimtar për regjistrimin e partisë Bindja Demokratike ta japë Gjykata e Apelit. Gjithashtu ka një tjetër hapësirë për apelim në Kolegjin Zgjedhor, duke qenë se ka një precedent pasi në vitin 2013 ku një partie iu është mohuar regjistrimi në zgjedhje pasi nuk kishte marrë vendim të formës së prerë brenda afateve të parashikuara.

Pas denoncimit të 5 qytetarëve para disa ditëve për falsifikimin e firmave nga partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit, në gjykatën e Tiranës vijojnë ankimimet. 6 qytetarë nga fshati Vil Bashtovë i rrethit të Kavajës kanë paraqitur ankimimet e tyre për falsifikimin e firmave. Neës24 ka siguruar dhe të dhënat e sistemit TIMS, për dy nga firmëtarët e Bindjes Demokratike. Pikërisht për Dritan Agushin me të cilin kontaktuam fillimisht dhe  Afrim Shelqi të cilët rezultojnë se nuk kanë në Shqipëri kur partia e Patozit ka mbledhur firmat.

Tags: astrit patozibindja demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.