Enigma e vrasjes së Admir Muratajt, u qëllua me plumb në sy...

Enigma e vrasjes së Admir Muratajt, u qëllua me plumb në sy me një armë kallashnikov

157
0
Shares

I cilësuar si një ndër misteret më të mëdha të grabitjes së Rinasit, ende sot e kësaj dite akoma nuk është zbuluar se kush e qëlloi Admir Muratajn.

Akt- ekspertimi mjeko ligjor i të ndjerit është tashmë në duart e prokurorëve A2cnn ka mësuar se autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, i cili e bëri të pa identifikueshëm imazhin e tij. U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kufomës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes.

Kujtojmë se tre bankat e nivelit të dytë në vend i janë përgjigjur kërkesës së Prokurorisë në lidhje me shumën e parave që transportonin më 9 prill nga aeroporti i Rinasit, por edhe personave të brendshëm që dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët e grabitjes. Shuma e raportuar nga bankat arrin në 6 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY