Vrasja e shqiptarit, thirrja e Berishës: Institucionet ndërkombëtare të inspektojnë burgjet në...

Vrasja e shqiptarit, thirrja e Berishës: Institucionet ndërkombëtare të inspektojnë burgjet në Greqi

77
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook, kërkon nga institucionet ndërkombëtare të mbrojtjes të së drejtave të njeriut që të inspektojnë burgjet në Greqi.

Në një status, Berisha thotë se burgjet greke janë kasaphanë për shqiptarët.

Reagimi i Sali Berishës:

Burgjet e Greqise kasaphane per shqiptaret!

Miq, ne burgun famzi te Trikallos theret si ne kasaphane nje 29 vjeçar shqiptar, i dyti ky qe vritet ne kete burg ne harkun kohor 20 ditor.

Keto akte barbarie te perseritura, viktima te te cilave jane shqiptaret, shprehin frymen raciste antishqiptare si dhe standartet mesjetare qe zoterojne ne burgjet e Greqise.

Shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe terrorin, vrasjet, therjet e shqiptareve si ne kasphane ne burgjet e Greqise si dhe indiferencen me te cilen e percjellin kete situate barbarie autoritetet pergjegjese te Greqise dhe Zografi bis me kliken e tij ne Tirane.

Me këtë rast i bëj thirrje Komitetit Europian per Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit ose Ndeshkimit Çnjerezor, Degradues prane Keshillit te Europes, Komitetit Kunder Tortures te OKB, institucioneve te tjera nderkombetare te te drejtave te njeriut te ndërmarrin me urgjence nje inspektim ne te gjitha institucionet e vuajtjes se denimit ne Greqi, te njihen me frymen rraciste qe ekziston ndaj shqiptareve dhe me kushtet çnjerezore, torturat fizike dhe psiqike shtazore, mesjatare qe ushtrohen ndaj tyre ne keto burgje.

Ftoj keto institucione te konsiderojne aplikimin e neneve ndeshkuese te Konventes Nderkombetare Kunder Tortures ndaj Greqise dhe te detyrojne ate te ndryshoje me urgjence ne perputhje me zotimet dhe detyrimet e saj nderkombetare gjendjen katatstrofale te burgjeve te saj. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY