Një tjetër shqiptar është masakruar në burgjet e Greqisë. Sipas informacioneve, përplasje e përgjakshme ndodhi mëngjesin e sotëm në burgun e Trikalës.
Dy rusë sulmuan me thikë të improvizuar një 29-vjeçar shqiptar, duke e lënë të vdekur.
Ata e goditën të burgosurin shqiptar në gjoks, këmbë dhe brinjë. Shqiptari u dërgua me ambulancë në Spitalin e Trikalës, por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit. 29-vjeçari është shqiptari i dytë i vrarë në burgun e Trikalës brenda 20 ditëve. Më 12 prill, u vra një 60-vjeçar shqiptar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/