Më në fund është mësuar shuma e saktë e parave të grabitura në Rinas.
22 ditë pas, Prokurorisë së Krimeve të rënda i mbërrin përgjigja zyrtare nga 3 bankat e nivelit të dytë në lidhje me shumën e parave që u morën.
Burimet kanë konfirmuar se janë grabitur rreth 6 milionë euro.
Ndërkohë,deri tani nga hetimet, të arrestuar janë 6 persona. Bashkëpunëtor i drejtësisë është Alkond Bengasi i cili ka pranuar të ndihmojë prokurorinë në zbardhjen e ngjarjes.
Ditën e djeshme, u la në burg “Daja” nga Kosova, i cili është një prej të dyshuarve kryesorë. Ky i fundit mohoi akuzat ndaj tij, ndërsa kërkoi ballafaqim me Bengasin.
Viktimë e grabitjes mbeti Admir Murataj, i cili dyshohet se u qëllua nga policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/