Ish-ministri nuk kursehet ndaj Veliajt: Gabim i madh që i dhashë votën

Ish-ministri nuk kursehet ndaj Veliajt: Gabim i madh që i dhashë votën

116
0
Shares

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka konsideruar gabim votën e hedhur për Kryetarin aktual të Bashkisë Tiranë.

Manjani ka hedhur kritika ndaj Erion Veliaj, ndërsa thotë se po të vendosej para  Ramës, Rama do të ishte më i mirë.

Votimet që po përgatiten janë marskaradë, sepse nuk ka zgjedhje!”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Nëse ky vend, për një moment, nuk ka alternativa të tjera veç Ramës dhe Veliajt, pa asnjë dyshim Rama është më mirë!

Megjithëse nuk ka lënë gjë pa bërë; ka keqdrejtuar sa më ska; është përdoruesi më i madh i manipulimit propagandistik; i kritikueshëm në ekstrem, Edi Rama është prapë më i pranueshëm e Erion Veliaj.

Të paktën është autentik në sjelljen e Tij.

Gabim i madh që i dhashë votën kryetarit aktual të Bashkisë!

Prandaj duhen zgjedhje të lira, që njerëzit të çlirohen nga tifozllëku e të zgjedhin lirisht.

Votimet që po përgatiten janë marskaradë, sepse nuk ka zgjedhje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY