Milani ka marrë edhe zyrtarisht vendimin: Gennaro Gattuso do të drejtojë kuq e zinjtë deri në fund të sezonit.
Ishte përfolur më herët, se Gattuso mund të lëvizte nga skuadra. Shkak ishin bërë ecuria tejet e dobët e skuadrës në këtë fund-sezoni dhe menjëherë pas kësaj dhe humbja me Torinon.
Trajneri Gennaro Gattuso nuk e fshehu zemërimin me lojtarët e tij të Milanit, të cilët e kanë fituar vetëm njërën prej shtatë ndeshjeve të fundit në ligë dhe u eliminuan nga Kupa e Italisë në mesjavë pas humbjes nga Lazio.
Por, edhe pse u mendua se Gatuzo do të shkarkohej menjëherë nga posti, dy ish-shokët e tij, Leonardo dhe Maldini zgjodhën ta konfirmojnë deri në përfundim të kampionatit.
Edhe pse ka përfunduar në vendin e shtatë në renditje pas fitores së Atalantës 2-0 ndaj Udineses, të paktën matematikisht, Milani i Gattusos është ende në lojë për vendin e katërt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/