“Largohet me helikopter nga Gjadri”,Vasili: Shëtitjet e Ramës, u kushtojnë mijëra bukë...

“Largohet me helikopter nga Gjadri”,Vasili: Shëtitjet e Ramës, u kushtojnë mijëra bukë shqiptarëve

125
0
Shares

Ish-deputeti Petrit Vasili ka zbuluar sesi shoqërohej kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Shkodër. Sipas ish-deputetit, Rama shoqërohej me karvan, ushtri policore, skafandra.

Ndësa për sot në Elbasan, Vasili thotë ai kishte me vete edhe policinë me armatim të rëndë luftarak dhe me kallashnikov, një gjë e ndaluar sipas Vasilit.

Vasili sqaroi më tej se çfarë do të thotë që Edi Rama shkon me helikopter.

Jam sot këtu, tju bëj shumë të qartë, prerë dhe pa asnjë lëshim, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Komandantit të Gardës, atyre që drejtojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, së fundi, sepse i tillë është, në fund e meriton, Ministrit të Brendshëm, që po monitorojmë çdo sekondë e çdo çast shpërdorimin e qindra milion lekëve që bëhen për të shoqëruar këtë karvan pushtuesish. Qindra milion lekë të qytetarëve paguajnë karvanin që kryeministri i marrë të mund frikërat e tij, që ti jap kurajo vetes së tij për një pushtet që ka marrë fund”,- tha ai.

FJALA E PLOTE

Sot dhe në ditët që kanë paraprirë kryeministri i marrë i vendit ka marrë udhët, i pushtuar edhe nga paniku i madh i karriges që i janë thyer këmbët dhe nga pesha e fajeve të rënda publike, shpërdorimeve, korrupsionit dhe bërjes njësh më krimin ka marrë rrugët e Shqipërisë. Gjoja për të folur me qytetarët, po ua lë ju të nderuar qytetarë të gjykoni vetë se si flet me qytetarët ky kryeministër që nuk është më një kryeministër që flet me qytetarët, por është thjesht dhe vetëm demonstrim i një pushtuesi që lëviz me karvanët e tij të ushtrisë policore për të pushtuar qytetet shqiptare të cilat ia kanë mbyllur derën dhe e kanë refuzuar. Ju ftoj të ndiqni vetëm për pak sekonda se si Edi Rama dje hyn në Shkodër dhe cila është ushtria e tij policore. Ju lutem ndiqni për pak sekonda videon dhe gjykojeni vetë.

Pasi ndoqët këtë karvan pushtuesish të drejtuar nga ky kryeministër, ja sot Edi Rama në Elbasan, sërish i njëjti karvan, e njëjta ushtri policore, të njëjtat skafandra. Por sot kemi një element tjetër më të dhunshmin nga ana ligjore dhe më të dënueshmin, për të cilin të gjithë duhet të venë para drejtësisë. Sot kemi polici me armatim të rëndë luftarak, me kallashnikov. Pra policia me kallashnikov përballë qytetarëve të thjeshtë, pushtuesi përballë qytetarëve.

Jam sot këtu, tju bëj shumë të qartë, prerë dhe pa asnjë lëshim, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Komandantit të Gardës, atyre që drejtojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, së fundi, sepse i tillë është, në fund e meriton, Ministrit të Brendshëm, që po monitorojmë çdo sekondë e çdo çast shpërdorimin e qindra milion lekëve që bëhen për të shoqëruar këtë karvan pushtuesish. Qindra milion lekë të qytetarëve paguajnë karvanin që kryeministri i marrë të mund frikërat e tij, që ti jap kurajo vetes së tij për një pushtet që ka marrë fund.

Të nderuar qytetarë! Ky kryeministër siç e keni parë dhe dje në Shkodër, por jo vetëm në Shkodër, por dhe në Kukës dhe mjaft rrethe të Shqipërisë, i trembur dhe i tmerruar ulet nëpër qytetet shqiptare nga ajri me helikopter, sepse frikacakët të tillë janë. Një kryeministër i popullit duhet të shoqërohet nga populli kur hyn nëpër qytete dhe jo nga karvani i policisë, i armatosur me kallashnikovë.

Të nderuar qytetarë! Çfarë do të thotë që Edi Rama shkon me helikopter? Shumë thjesht, një vajtje e Edi Ramës me helikopter kushton 1 milion e 500 mijë lekë. Për qytetarin e thjesht, jo për pasanikun pafund, miliarderin Edi Rama po ja përkthej popullit, çfarë janë 1 milionë e 500 mijë lekë? Janë 2500 bukë,  me të cilat familje të varfra e me mijëra familje shqiptare sigurojnë mbijetesën e ditës dhe të fëmijëve të tyre. Pra bukën e 2500 familjeje e shpërdoron me një vajte pushtuesi në një nga qytetet e Shqipërisë. Dhe përditë këto shëtitjet politike të trembura të Edi Ramës kushtojnë mijëra bukë nga goja e qytetarëve, që ky të mundë edhe të vërë përfundi frikën e tmerrshme që e ka pushtuar. I bëj thirrje këtu Kontrollit të Lartë të Shtetit të monitorojë dhe kontrollojë batërdinë e financimeve dhe shpenzimeve pa fund, që shoqërojnë karvanët e pushtuesit lart e poshtë nëpër Shqipëri.

Shqiptarët nuk kanë taksirat të paguajnë qindra milionë lekë sepse ky do të shkojë sikur bën takime me ushtri policësh, me dhunë me pranga, të një populli i cili e ka refuzuar përfundimisht dhe nuk do të dijë më për këtë kryeministër, i cili është armik i tij. Sepse kur sillesh si pushtues je armik i popullit tënd. Dhe të vlerësojë çdo lek. Sepse, po ua bëj shumë të qartë,  të gjithë drejtuesve të policisë, të Gardës, Ministrisë së Brendshme, forcave të ndërhyrjes së shpejtë, përgjegjësitë.

Së pari, për mënyrën e përdorimit të dhunës, përdorimin e dhunës përtej ligjit, përdorimi i armatimit përtej ligjit, përdorimi i lëndëve helmuese kimike të rënda përtej ligjit. Për të gjitha këto do të përgjigjen si institucione, por më e rëndësishmja është se secili do të përgjigjet individualisht, që nga komandanti  e deri te polici më i thjeshtë, kur e ka tejkaluar ligjin. Veçanërisht do të përgjigjen komandantët e zellshëm dhe një pjesë e atyre që nuk veshin uniformë, por shfaqen me turmat e policisë si gjysmë të paidentifikuar të cilët ne i kemi identifikuar një për një dhe monitoruar dhe të cilët individualisht do të japin përgjigje para ligjit.

Së dyti edhe për shpërdorimin e frikshëm financiar të qindra milionë lekëve të shqiptarëve, të cilëve nuk ka mundësi tu shtohet rroga, pensioni, do të përgjigjen sërish. Edhe për përdorimin e helikopterëve nga ana e Kryeministrit, i cili nuk mund të eci dot në tokë si gjithë të tjerët por i tmerruar nga frika hidhet nga sipër dhe për dhjetëra mijëra bukët e qytetarëve, të cilët shpërdorohen nga karvani dhe nga pushtuesi për frikërat e tij. Koha e tij ka mbaruar. Raporti i popullit me pushtuesin është vetëm një. Shqiptarët i kanë përzënë dhe i kanë zbuar me neveri dhe forcë pushtuesit e tyre. Këtu bën pjesë dhe Kryeministri i tyre aktual.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY