Policia e Shtetit ka dalë me deklaratën zyrtare për arrestimin e kosovarit që dyshohet se ka lidhje me megagrabitjen e Rinasit.
Policia thotë se R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë është i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
“Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, “Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal”,– sqaron policia.
Kush ështe i arrestuari i gjashtë?
Ragip Hajdari, shtetasi kosovar, i dyshuari i gjashtë i grabitjes në Rinas, rezulton një emër i njohur për policinë kosovare.
Ragipi rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, ku dyshohet se ka qenë pjesë e grabitjes së 25 kilogramë ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, ngjarje e ndodhur shtatë vite më parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/