Grabitja në Rinas, Berisha tregon “skenarin” e ri: Elona i nxorri horrat...

Grabitja në Rinas, Berisha tregon “skenarin” e ri: Elona i nxorri horrat të pafytyrë siç janë…

136
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit, përsa i përket super grabitjes në Rinas, ku u vodhën një shumë e madhe parash.

Ditën e djeshme u zbulua se Elona Bici, e cila akuzohej nga Policia si një nga personat që kishte marrë pjesë në grabitjen e Rinasit, prej1 viti nuk kishte ardhur në Shqipëri, si dhe nuk kishte qenë asnjëherë police.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Elona u nxori horrave, fytyrën që kanë dhe sipas tij, tani është duke u përgatitur dëshmitari tjetër i rremë ‘Fredi Alizoti 3’.

POSTIMI I BERISHES 

Elona i nxorri horrat te pafytyre siç jane!

Deshtim spektakolar i operacionit Fred Alizoti Bis.

Do hidhet ne treg deshmitari i rreme Fred Alizoti 3.

Te dashur miq, dita e djeshme shenoi deshtimin spektakolar dhe perfundimitar te skenarit te montuar te njohur me emrin kod Fred Alizoti Bis. Pas nje farse te damkosur akuzash ndaj njerezve qe nuk kishin asnje lidhje me vjedhjen shteterore te shekullit por me eksperience ne skenar kalp, te perdorur per maskimin e vjedhjes se pare, dje skenaristet i nxori cullak horra siç jane e akuzuara e radhes, femra sipas tyre ish police Elona Bici.

Skenaristet e skenarit Fred Alizoti Bis, autoret e vertet te grabitjes se shekullit e akuzonin Elonen se ajo kishte qene ne operacion madje edhe ne barkun e avionit te thaset, se kishte marre pjese ne djegien e furgonit dhe transferimin e thaseve me para etj etj.

Ne amoralitetin e tyre autoret e grabitjes se shekullit e akuzuan Elonen edhe per marredhenie intime me njerin prej anetareve te bandes.

Por fale nje gazetareje investigative, Elona Bici iu tha shqiptareve me ze dhe ne figure se ajo prej nje viti ndodhej ne Gjermani dhe se nuk kishte veshur kurre uniformen e policise.

Keshtu, pas trillimeve vulgare te djegjes se parave nga Vasal Kimiku dhe atyre
te puntorit te nje servisi per kunata, dajo, etj etj, Alkond Bengasit, te akuzuar dhe perdorur edhe per grabitjen e vitit 2016 u mblodh dje me urgjence shtabi i grabitjes shteterore te shekullit me ne krye kreun e meduzes Edivin Kristaq Hajnin dhe nenkryetar Gjeneral Kanabisin, Ndrikull Reformaton dhe Don Agaçion dhe ne panik e te tronditur gjer ne palce urdheruan badiguardin e Eskobarit gjer sot ne dreke te kete gjetur Fred Alizotin e trete dhe skenarin e tij origjinal, mundesisht qe te lidhe grabitjen me terroristet. Te presim, afati i ultimatumit skadon ne ora 14:00! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY