“Projekti për Piramidën”, Zhupa publikon videon: Ja seritë e gënjeshtrave të Veliajt

“Projekti për Piramidën”, Zhupa publikon videon: Ja seritë e gënjeshtrave të Veliajt

110
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video, në të cilën rendit mashtrimet e kryetarit të Bashkisë në Tiranë, Erion Veliaj.

Kujtojmë se dje ky i fundit, bëri një prezantim për projektin e Piramidës dhe sesi ajo do të transformohet. Sipas saj, Veliaj  ka nisur fushatën për mandatin e dytë harron gjithë serine e gënjeshtrave të mandatit të parë dhe fillon një seri të re edhe për piramidën, si çdo gjë tjetër.

“Që në dhjetor 2016 daton premtimi i parë publik i Veliajt që Piramiden do e kthente në qendër kulture, për teatrin, për filmin, për të rinjtë kampion të artit dhe kultures! Këtë refren e mbajti gjatë nëpër kronika gati që ju çon televizioneve, duke vendosur edhe afate 2 mujore, 6 mujore apo në fund të viteve përkatëse.

Në 2018 nis premtimi i ri, për ta kthyer në qëndër për IT për fëmijët, me afate të reja prap, dmth me mashtrime përseri. E inaguruar tashmë disa herë si fillim projekti, asgjë nuk ndryshon përvecse pasurohet seria e gënjeshtrave që Veliaj është mësuar të bëj në publik.

Tani që ka nisur fushatën për mandatin e dytë harron gjithë serine e gënjeshtrave të mandatit të parë dhe fillon një seri të re edhe për piramidën, si çdo gjë tjetër.

Fund serive të gënjeshtrave do i vendosin qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e lira ku do e nxjerrin nga zyra dhe ekranet e televizioneve që na ka mbirë çdo orë të ditës”, shprehet Zhupa.

.

Seritë e gënjeshtrave të Veliajt për rikonstruksionin e Piramidës 2016-2019!Që në dhjetor 2016 daton premtimi i parë publik i Veliajt që Piramiden do e kthente në qendër kulture, për teatrin, për filmin, për të rinjtë kampion të artit dhe kultures! Këtë refren e mbajti gjatë nëpër kronika gati që ju çon televizioneve, duke vendosur edhe afate 2 mujore, 6 mujore apo në fund të viteve përkatëse.Në 2018 nis premtimi i ri, për ta kthyer në qëndër për IT për fëmijët, me afate të reja prap, dmth me mashtrime përseri. E inaguruar tashmë disa herë si fillim projekti, asgjë nuk ndryshon përvecse pasurohet seria e gënjeshtrave që Veliaj është mësuar të bëj në publik. Tani që ka nisur fushatën për mandatin e dytë harron gjithë serine e gënjeshtrave të mandatit të parë dhe fillon një seri të re edhe për piramidën, si çdo gjë tjetër.Fund serive të gënjeshtrave do i vendosin qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e lira ku do e nxjerrin nga zyra dhe ekranet e televizioneve që na ka mbirë çdo orë të ditës.

Publiée par Ina K. Zhupa sur Vendredi 26 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY