Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ajo qe i sheh filxhanin Rames i ka thene se nje grua po te nxin jeten”

25/04/2019
“Ajo qe i sheh filxhanin Rames i ka thene se nje grua po te nxin jeten”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e LSI-së nuk resht së lëshuari batuta të njëpasnjëshme ndaj Kryeministrit Edi Rama. Duke folur në Open, ku po diskuton me gazetarët e panelit, Monika Kryemadhi tha se “Rama më sulmon sepse dikush që i ka parë filxhanin atij i ka thënë se është një femër që pot ë nxin jetën”.

Ne vijim debati eshte sjellur rreth shitblerjes se votës duke theksuar se nuk është një fenomen i ri, i cili u shpik vetëm në zgjedhjet e 2017-s, sikurse nuk është kryer vetëm nga palët aktuale në pushtet.

Pikërisht për këtë çështje u përshkallëzua debati në studion e “Open”-it të Eni Vasilit, ku gazetari Mentor Kikia tha se shembuj të shitblerjes së votës ka pasur nga PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, aq sa askush nuk i mohon dot.

Por, ku gjenden paratë për fushatat e supertrumpetuara, për posterat që pushtonin rrugët e kryeqytetit dhe të të gjithë qyteteve sa herë kishte zgjedhje në vend, lokale apo qendrore, me përjashtim të atyre të 2017-s?

Monika Kryemadhi këmbënguli se LSI-ja është e vetmja parti në Shqipëri që i ka të publikuara dhe të raportuara me emër dhe mbiemër të gjithë financuesit e saj.

Deklaratës së zotit Kikia, sipas të cilit partitë ua marrin këto para biznesmenëve të fuqishëm, në mënyrë që me të ardhur në pushtet t’ua kthejnë me anë të tenderave me parà nga buxheti i shtetit, Kryemadhi iu përgjigj duke përmendur disa emra firmash, si Salillari apo Gener2.

Por Kikia nuk ra dakord me të, pasi tha se këto emra të përmendura prej Kryemadhit janë firma që janë gjithnjë me qeverinë, u paguajnë fushatat të gjithëve dhe sido që të shkojnë zgjedhjet, ata sërish janë përfitues të tenderave.

Zgjidhje për këtë, sipas panelistëve në studio është detyrimi me ligj për të bërë transparencë financiare për partitë.hapur.al

Tags: monika kryemadhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.