DETAJE/Merr fund arratia, policia bie në gjurmët e 23-vjeçarit në Burrel, i...

DETAJE/Merr fund arratia, policia bie në gjurmët e 23-vjeçarit në Burrel, i dyshuar për disa vepra penale

103
0
Shares

Një 23 vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë. Shtetasi me iniciale E.D, banues në Klos kërkohej prej kohësh nga policia si i përfshirë në një konflikt.

Finalizohet operacioni policor “Fundi i arratisë” Në pranga një 23-vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me DVP Dibër, kanë organizuar dhe  finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fundi i arratisë”, duke bërë të mundur lokalizimin dhe  kapjen  e shtetasit:

  • E.D,  23 vjeç,  banues në Klos.

Ky shtetas me datë 30.12.2018, në qytetin e Klosit gjatë një konflikti të çastit,  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E.H dhe më pas është larguar.

Për këtë shtetas Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka  caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municonit”, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY