Nisen me vonesë dy tragetet nga Durrësi, dallgët e detit deri në...

Nisen me vonesë dy tragetet nga Durrësi, dallgët e detit deri në 9 ballë

172
0
Shares

Moti i paqëndrueshëm ka sjellë problemet e para. Si pasojë e erërave të forta, dallgët në det kanë sjellë vonesa në tragete.  Kjo pasi ka qënë të forta, duke arritur deri në 9 ballë.

Mësohen se dy tragete që duhet të niseshin mbrëmë nga Porti i Durrësit, janë nisur vetëm sot ne mëngjes, pasi deti ka qenë i palundrueshëm.

Tragetet për në Bari u nisën me 7 orë vonesë dhe parashikohet të mbërrijnë në Bari rreth orës 14.00. Ndërsa tragetet Bari-Durrës mbërritën në orar dhe nuk ka pasur probleme me pasagjeret.

Moti ka nisur të qetësohet dhe në orët në vazhdim pritet që forca e detit të bjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY