Krim i rëndë në Kosovë, burri vret gruan, nusen e djalit e...

Krim i rëndë në Kosovë, burri vret gruan, nusen e djalit e veten

84
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me pasojë tre të vdekur.

Një person ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, gruan e tij, nusen e djalit e më pas është vetëvrarë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth mesditës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë  e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.”, tha për mediat Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në Kosovë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të një vajze të vogël, vetëm 2 vjeçe. Po sipas mediave kosovare, dyshohet autori të ketë qenë i sëmurë psikik. Edhe një vit më parë ai kishte tentuar t’i merrte jetën gruas së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY