Deklarata e Ambasadës Amerikane, Vasili: Zgjedhjet s’janë fushata grumbullimi patatesh të krimit

Deklarata e Ambasadës Amerikane, Vasili: Zgjedhjet s’janë fushata grumbullimi patatesh të krimit

59
0
Shares

Ish kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ambasadës amerikane se Parlamenti aktual ishte në funksion të plotë.

Ai e konsideron organin legjislativ një depo patatesh të kalbura dhe se promovimi i një tjetër fushate më 30 qershor është thjesht një thikë tjetër në një krizë përfaqësimi.

Sipas Vasilit, Amerika dhe as BE nuk kane shndërruar senatet, dhomën e përfaqësuesve dhe parlamentet e tyre në vend grumbullimi patatesh të kalbura të krimit të organizuar.

Statusi i plotë:

Attention!!! Zgjedhjet nuk jane fushata grumbullimi patatesh te kalbura te krimit!!!

Attention!! Ca te huaj po mëtojne te promovojne standarte antidemokratike,qe jane te paimagjinueshme per vendet e tyre.

Attention!! Alibia ne anglisht me nje fushate grumbullimi patatesh, qe po tentohet ti behet krizes me te rende te perfaqesimit qe ka perfshire Shqiperine eshte ndihma me e keqe per te dhe demokracine e saj qe rritet ngadale dhe me shume mundime.

Attention!! Parlamenti eshte sot thjesht nje depo patetesh te kalbura pas nje fushate grumbullimi patatesh te drejtuar nga qeveria e telekomanduar nga krimi i organizuar.

Attention!! Ky parlament or in english this parlament eshte thjesht nje instrument i kriminalizuar,qe ligjeron korrupsionin dhe asgjesimin e luftes ndaj krimit te organizuar.

Attention!! Cdo dite e metejshme e ketij parlamenti eshte nje dite e mire per krimin, por njeherazi nje dite e zeze per qytetaret.

Attention!! Demokracia lind mbi perfaqesimin dhe kur perfaqesimi i qytetareve tronditet e asgjesohet demokracia vdes dhe cdo leksion apo didaskali ne anglisht eshte thjesht nje ze ne veshin e nje te vdekuri.

Attention!! Promovimi i nje tjeter fushate grumbullimi patatesh te kalbura ne 30 qershor eshte thjesht nje thike tjeter ne nje krize perfaqesimi,qe ndodhet ne buze te humneres.

Attention!! Zgjidhja i krizes se tmerrshme te perfaqesimit fillon nga zbardhja e dosjes 339 dhe 184,nga cuarja prapa hekurave te fajtoreve te grabitjes se zgjedhjes permes krimit te organizuar dhe nje thirrje e forte per ta bere kete ne shqip dhe anglisht do ta besonin te gjithe shqiptaret qe i njohin fajtoret,por njohin edhe qeverine qe i mbron ata e qe nuk lejon ti cojne ata perpara drejtesise.

Attention!!Shqiptaret presin nje thirrje te forte ne shqip dhe Anglisht qe fajtoret e korrupsionit te Unazes se Re te shkojne pas hekurave,presin qe fajtoret qe lane aeroportin nderkombetar ne dore te 4 krimineleve te shkojne pas hekurave,presin te shkojne pas hekurave ata qe i bejne presion medias se pavarur,presin te shkojne pas hekurave ata qe pastrojne parate dhe rrenojne ekonomine e Shqiperise.

Attention!! Shqiptaret ne keto 29 vjet pluralizem pervec flamurit kuq e zi kane valavitur pa u lodhur flamurin Amerikan dhe me pas ate te Europes se Bashkuar.

As Amerika dhe as BE nuk kane shnderruar senatet,dhomen e perfaqesuesve dhe parlamentet e tyre ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar.

Attention!! Edhe Shqipetaret do te ecin vetem ne kete rruge dhe do te kene vetem kete shembull te Amerikes dhe BE dhe kurre nuk do te lejojne qe Republika Parlamentare nder ne te kthehet ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar dhe qeveria si nje zgjatim i saj.

Kush ka kurajo le te thote te kunderten!!

Me herët Ambasada Amerikane doli me një deklaratë:

Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për qëndrimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara ndaj zgjedhjeve vendore dhe pjesëmarrjes së partive të opozitës, ndërkohë që afati për regjistrimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, po afron, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer në Tiranë, i cili, si theksoi diplomatja amerikane “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë”.

E ngarkuara me punë u shpreh për Zërin e Amerikës, se ambasada “mirëpret konkurrimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata”, tha ajo

Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht “hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo – do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, nënvizoi e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane.

Një ditë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë të qartë se po shkojnë drejt bojkotimit të zgjedhjeve vendore. Kryesia e Partisë Demokratike dhe më pas Këshilli Kombëtar, miratuan një propozim të kryetarit Lulzim Basha sipas të cilit “PD të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Sipas Partisë Demokratike “kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Por përveç mospjesëmarrjes, PD-ja sipas propozimit të zotit Basha do të angazhohet dhe për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve. “Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale”, thuhet në vendim ndërsa saktësohet se angazhohet gjithashtu dhe që “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

Në të njëjtën linjë ishte dhe LSI-ja. “Aksioni politik i LSI-së i inkuadruar në tërësinë e veprimit politik dhe qytetar të opozitës, do të vazhdojë me vendosmëri për të mos lejuar që në këtë vend të ketë më zgjedhje farsë”, deklaroi nënkryetari Luan Rama./Voa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY