Ka ndërruar jetë në spital 50 vjeçari Bernard Uka, i cili u vetëplagos sot rreth orës 11:55 në banesën e tij përballë godinës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas informacioneve, arma me të cilën 50 vjeçari qëlloi veten i përkiste partnerës së tij, efektive policie.
“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njoftonte policia.
Ngjarja dyshohet se është aksidentale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/