Ende policia nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa dosjen e super grabitjes në Rinas e ka policia e Tiranës.
Mësohet se sot, ministri i Brendshëm, ka mbledhur krerët më të lartë të policisë, në drejtorinë e policisë së Tiranës. A2CNN shkruan detaje te reja përsa i perket autorëve.
Thuhet se ka mbërritur edhe identifikimi i dy personave që dyshohen si autorë të supergrabitjes. Identiteti i njërit nga personat ende nuk është bërë i ditur, ndërsa identiteti i personit tjetër, sipas policisë, është Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani.
31-vjeçari është i njohur nga policia, pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017, atëherë kur u goditën blindat me para.
Në atë kohë, Çala dhe Murataj, arritën t’i shpëtonin policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/