Berisha: Jemi përpara një alternative… fitore ose vdekje! Vendi po shkon drejt...

Berisha: Jemi përpara një alternative… fitore ose vdekje! Vendi po shkon drejt përplasjes civile!

138
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar krizën politike dhe përplasjen e fortë opozitë maxhorancë si një luftë me jetë ose vdekje dhe se Shqipëria po shkon drejt një përplasje civile.

“Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurtë civile. Për rikthimin e votës ja vlen cdo veprim,” deklaroi Berisha.

I ftuar në emisionin Abcneës, Berisha është shprehur se PD është para një alternative, luftë për fitore ose vdekjen e saj! Berisha më tutje deklaroi se PD nuk do të hyjë në zgjedhje derisa Edi Rama të lërë postin e kreut të qeverisë.

Berisha: Kemi një opozitë që jeton në kushtet e një grushti shteti, ku kreu i qeverisë ka marrë kompetencat e gjykatës. Kushtetueshmëria ka rënë sepse garanti i saj nuk ekziston (gjykata Kushtetuese). Marrim rastin e fundit, fut ushtrinë në aeroport pa një vendim të parlamentit apo të qeverisë. Nuk ka më puçiste se kaq!

-Si do ta bllokoni ju zgjedhjet?

Berisha: Është një betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër të kushtetueshmërisë së vendit. PD është para kësaj alternative, fitore ose vdekje!

30 qershori nuk mund të arrijë në zgjedhje. Besoj se opozita sot që ndjehet në çdo qelizë të shoqërisë shumicë, do ti tregojë vendin kakistokracisë dhe do u kthejë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë.

Opozita ka popullin dhe fuqinë e tyre. Ata kanë drogën e gangsterët. Unë besoj se do tëe fitojë e para. Ne hyjmë në zgjedhje pa Edi Ramën, zbardhja e plotë e dosjeve 339 184 dfhe ndryshimet përkatëse që forcat politike do duan të bëjnë në kodin zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY