Policia e Kukësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 10 vite burg për drogë.
NJOFTIMI I POLICISE:
“Operacioni është zhvilluar në fshatin Helshan të Hasit, ku si rezultat u bë e mundur kapja shtetasit të shpallur në kërkim Arif Çela, 53 vjeç banues në fshatin Helshan, Has.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/