Donatore dhe Shqipëria, ja sa para dhuron qeveria shqiptare për rindërtimin e...

Donatore dhe Shqipëria, ja sa para dhuron qeveria shqiptare për rindërtimin e Notre-Dame

147
0
Shares

Së fundmi edhe Shqipëria  bëhet pjesë e donatorëve për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit.

Burimet bëjnë me dije se qeveria shqiptare ka planifikuar të dhurojë 100 mijë euro për katedralen historike që u përfshi nga flakët dy ditë më parë.

Pak më parë dhe Kosova vendosi të ndihmonte Francën. Haradinaj shprehu keqardhje për humbjen e madhe të veprës historike, megjithëse ende nuk e ka  bërë të ditur shumën që do të akordojë.

Më herët dhe presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, kërkoi nga 28 vendet anëtare të BE-së që të ndajnë mjete për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Ndërkohë nga ana tjetër, janë akorduar shuma marramendëse për rindërtimin e katedrales 850 vjeçare. Përvec markave të njohura Gucci dhe St. Laurent dhe një milliard francez Francois-Henri Pinault premtoi 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales historike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY