“Më ndihmoni t’i gjej”/ Fotografia e bërë para djegies së katedrales bëhet...

“Më ndihmoni t’i gjej”/ Fotografia e bërë para djegies së katedrales bëhet virale në rrjetet sociale

91
0
Shares

Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar para katedrales “Notre Dame” në Paris pak para djegies së saj, është bërë virale në rrjetin social Twitter.

Fotografia tregon një baba dhe të bijën e tij teksa luanin afër katedrales, tashmë të djegur. Fotoja eshte bere ne oren 5:57 të orës lokale.

Një turiste e quajtur Brooke Windsor ka publikuar në Twitter fotografinë duke thënë se e ka shkrepur atë pak para zjarrit të hënën dhe do të donte t’ia dhuronte burrit dhe të bijës së tij.

“E kam bërë këtë foto teksa largoheshim nga Notre Dame rreth një orë para zjarrit. Gati shkova te babai dhe doja t’i thosha nëse e donte foton. Tani do të doja ta kisha bërë. Twitter nëse bëni ndonjë magji, më ndihmoni t’i gjej”, ka shkruar ajo.

Deri tani, ky postim, është shpërndarë më shumë se 66 mijë herë për të gjetur personat në fjalë.

https://twitter.com/brookeawindsor/status/1117940714715930624

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY