Ministrja e Arsimit, Besa Shahini nuk ka vonuar të caktojë emrin e ri të rektorit të Universitetit të Tiranës. Pas pezullimit nga detyra të Mynyr Konit, mësohet se është emëruar përkohësisht Bernard Dosti, i cili mbante postin e zv.rektorit të UT.
Koni u pezullua nga Shahini më 12 prill, pasi sipas ministres Shahini ai është shkaktar i moszbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.
Më heret dhe Kryeministri Rama e bëri objekt të deklaratave të tij, ndërsa Koni i ktheu përgjigje me një reagim publik në rrjetet sociale.
Pas akuzave të bëra nga kryeministri i Shqipërisë në adresë të tij, Mynyr Koni shkruante se sulmet dhe akuzat e shefit të qeverisë shqiptare janë të papranueshme dhe të paprecedenta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/