“Nuk kam qënë asnjë ditë në pushtet, por kam kallëzime me shumë...

“Nuk kam qënë asnjë ditë në pushtet, por kam kallëzime me shumë se kushdo nga qeveria”

75
0
Shares

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji po merr pjesë në seancën gjyqësore kundër tij në Gjykatën penale në lidhje me përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt. Pak para nisjes së procesit, Salianji bëri një postim përmes të cilit kërkon që forca e ligjit të jetë së paku e fortë sa ajo e krimit të organizuar.

Postimi i Salianjit:

Prokurorët sot duhet të ishin në të njëjtin krah, politika dhe halli i ka nxjerrë përballë!
Ne do të luftojmë edhe për ta! Pêr një drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin dhe jo qytetarët dhe denoncuesit!

Nuk kam qenë asnjë ditë në pushtet, por ndoshta jam politikani që kam më shumë kallëzime, proçedime dhe padi nga ana e qeverisë.

Pakkush beson sot se mund të bëhet politikë me mision për të mirën e vendit. Une besoj tek kjo!

Kur e kam nisur këtë rrugë e kam ditur qartë që nuk do bej kurre kompromis me te keqen.

Gjatë këtyre viteve kam denoncuar publikisht me emra konkretë, me vendodhje duke shkuar vete ne fushat e kanabisit, me cdo fakt te dokumentuar, sa kriminelet dhe te korruptuarit.

Fotografia e Ervin Salianji

Kam denoncuar dhe do vijoj te denoncoj cdo here qe do bindem qe ka korrupsion, ka krim te organizuar, ka pushtet te inkriminuar. Asnje intimidim apo presion nuk e ndal kete mision per mua, jo me nje farse.

Kam ardhur sot ketu sepee kam respekt per institucionet dhe formimi im prej juristi ma imponon dyfish kete.

Jam ketu me bindjen dhe besimin, qe -sic thoshte Rudi Guliani- “ka ardhur koha qe forca e ligjit te jete se paku po aq e forte sa krimi i organizuar”.

Duhet luftuar cdo dite per kete!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY