Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Branko Merxhani në dokumentat jugosllave: Po bën gazetë me nacionalistët kroatë në Tiranë

12/04/2019
Branko Merxhani në dokumentat jugosllave: Po bën gazetë me nacionalistët kroatë në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga mendjet me të ndritshme të publicistikës shqiptare, Branko Merxhani, për shkak të pikëpamjeve të tij, por edhe frymës së re që kishte sjellë në qarqet e elitës shqiptare në periudhën e Mbretërisë së Shqipërisë, do të tërheqë edhe vëmendjen e diplomacisë jugosllave në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar.

Në një letër të konsullit të përgjithshëm jugosllav në Stamboll, dërguar me 4 qershor, 1936, Ministrisë jugosllave të Punëve të Jashtme, thuhet se “sipas informatave të paverifikuara jemi njoftuar se njerëzit e Paveliqit ( Ante Paveliq, politikan i shquar kroat, udhëheqës dhe themelues i Lëvizjes Ustashe dhe kryetar i Shtetit të Pavarur të Kroacisë, 1941-1944-v.j.) në bashkëpunim me një grup të shqiptarëve nga territori ynë, të cilët kanë emigruar në Shqipëri, planifikojnë që në Tiranë të nxjerrin një gazetë në gjuhën frënge dhe gjermane. Kjo gazetë do të udhëhiqte një fushatë anti-jugosllave dhe do të mbështeste pikëpamjet e migracionit kroat dhe për shqiptarët e Kosovës do të kërkonin autonomi. Redaktor i gazetës do të jetë njëfarë Branko Merxhani, i cili jeton në Tiranë dhe merret me gazetari ose është nëpunës në Ministrinë e Arsimit”.

No photo description available.

Ndërkaq më 10 korrik, 1936, Ministria jugosllave e Punëve të Jashtme do t’i dërgojë letër Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll, të cilës ia bashkangjet edhe letrën e Legatës jugosllave në Tiranë, përmes së cilës hidhet poshtë lajmi se gjoja së shpejti në Tiranë do të botohet një gazetë irredentiste me kryeredaktor Branko Merxhanin.

Në letrën e Legatës jugosllave në Tiranë, të nënshkruar nga ushtruesi i detyrës ministër fuqiplotë, Milloje D. Smilaniq, për Branko Merxhanin (1894 – 1981) thuhet se “është i lindur në Përmet, i moshës rreth 40 vjeç. Ka jetuar në Turqi dhe Rusi. Nga Stambolli ka ardhur me ftesë të nacionalistëve të Vlorës, të cilët e konsiderojnë si njeri të tyre. Ka qenë bashkëpunëtor i “Albanisë”. Gëzon autoritet shumë të lartë si gazetar shumë i mirë”.
Fatkeqësisht, për jetën dhe veprën e Branko Merxhanit pas largimit nga Shqipëria (1939) akoma dihet fare pak. Dihet vetëm se ai ka jetuar në Turqi, ku edhe ka ndërruar jetë. Megjithatë, Merxhani mbetet një nga mendimtarët më të shquar të çështjes kombëtare. Ai qysh në vitet 30-ta paralajmëroi se për çfarë njerëz ka nevojë atdheu i tij: “Shqipëria ka nevojë për njerëz që mund të lartësojnë vetën e tyre përmbi logjikën e imponuar të ditës dhe për njerëz që kuptojnë kohën dhe ndiejnë fund e krye nevojat e saj.”

No photo description available.

Doktrina e tij e quajtur “Neoshqiptarizma” parashihte ndryshime rrënjësore në Shqipërinë e pas shpalljes së pavarësisë, nga botëkuptimet e përgjithshme mbi kombin shqiptar në përgjithësi, e deri te çështjet më specifike si: edukimi, arsimi, kultura, gjuha, vendimet shtetërore etj. Pra, pas pavarësisë kërkohej organizim i ri, rikonsolidim, caktim i prioriteteve të reja dhe rimendim mbi jetën kulturore, arsimore, edukative etj. Në këtë kuptim lindi edhe “Neoshqiptarizma” e Merxhanit.

Marrë nga faqja në Fb e Shkelzen Halimit

Tags: branko merxhani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.